Kryesia e Partisë Fjala, në mbledhjen që e mbajti sonte, më 18 maj, përfundoi përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, që do të garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit, njoftoi kjo parti.
Lista përbëhet nga 110 kandidatë nga tërë territori i Republikës së Kosovës dhe nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, thekson njoftimi.
Pjesë e listës janë kandidatët me vlera të larta morale, intelektuale dhe profesionale.
Publikimi i listës me kandidatët për deputetë do të bëhet në ditët në vijim pas certifikimit nga KQZ, thotë njoftimi.
Artikuj të ngjashëm
-
KQZ-ja certifikon 902 kandidatët për deputetë të 21 subjekteve politike
-
Katër parti nuk e kanë dorëzuar listën e kandidatëve në KQZ
-
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
-
PDK-ja publikon listën me 110 kandidatë për zgjedhjet e 28 dhjetorit
-
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore