KQZ sot ka marrë vendim për regjistrimin e partisë së re me emrin Partia e kosovarëve serbë (PKS) me në krye Aleksandar Jablanoviq, transmeton Koha.net.
Anëtarët e KQZ-së e kanë përshëndetur themelimin e këtij subjekti politik që përfaqëson serbë të Kosovës në bazë të ligjeve vendore duke shtuar se nëse në ndonjërin nga aktet e kësaj partie ka gabime, do t’i jepet afat për korrigjim të tyre.
Jablanoviq, që kishte pretenduar kreun e Listës Srpska, më herët ka qenë ministër në Qeverinë e Kosovës por ai ishte shkarkuar në vitin 2015 pas protestave të fuqishme kundër tij pasi ai i kishte fyer nënat e viktimave të dhunës serbe në Gjakovë.
Më pas ai kishte marrë një post të lartë në Qeverinë e Serbisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Themelohet partia që paralajmëron të luftojë për ruajtjen e identitetit kombëtar të serbëve
-
Regjistrohet një parti e re serbe në Kosovë
-
Partia e Jabllanoviqit paraqitet për zgjedhjet e 18 dhjetorit
-
PKS: Lista Serbe qe 4 vjet po fle në Kuvend, le të fle edhe një natë
-
Presionet e Beogradit ndaj atyre që nuk janë me Listën Serbe