Problem kryesor i partive serbe në fushatën zgjedhore janë frika dhe presionet që po shfaqen. Kështu thanë përfaqësuesit e PDS-së, PKS-së dhe SLS-së në emisionin “Dogovor” (Kuvendim), raporton KiM radio, transmeton Koha.net.
Detyrë themelore e Partisë së Serbëve të Kosovës në këtë fushatë është të luftojë frikën dhe padijen, tha kryetari i saj, Aleksandar Jabllanoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njerëzit duhet të jenë të informuar, ta dinë se nëse bien pre e frikës dhe presioneve gjatë këtyre pesëmbëdhjetë ditëve do të vuajnë frikën e presionit edhe gjatë katër vjetëve të ardhshme... Me rëndësi është që njerëzit të jenë njerëz, të kenë dinjitetin e vet, të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për atë që duan të votojnë. Jo sipas urdhërave, jo sipas kërcënimeve dhe sipas direktivave”, është shprehur Jabllanoviq.
Me të u pajtua edhe Nenad Rashiq i PDS-së, i cili ka shtuar se si pasojë e frikës dhe presioneve disa anëtarë të saj e kanë braktisur.
Ai është shprehur i kënaqur se ka mjaft oponentë dhe mjaft parti në këtë proces zgjedhor, që është gjë e mirë... “Vetëm nëse më shumë parti marrin pjesë në zgjedhje mund të kristalizohet skena jonë politike”, konsideron Rashiq. Siç u shpreh ai, të gjithë pjesëmarrësit në këto zgjedhje i përjeton si rivalë deri më 11 qershor, ndërsa nga 12 qershori ndoshta do të jenë partnerë...”
Partia e Pavarur Liberale (SLS) garon nën sloganin “Jetën tënde në duar tua”, që siç e shpjegon Nebojsha Rashiq, do të thotë që serbët në Kosovë duhet të mendojnë me kokë të vet.
“Serbët në Kosovë e Metohi duhet të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike për gjerat që i rrethojnë... “Jetën tënde në duart tua” do të thotë që më 11 qershor duhet të vendosni se kujt do t’ia jepni besimin”, ka thënë ai.
Jabllanoviq për të shtënat mbi lokalet e Partisë së Serbëve të Kosovës dhe në kabinetin e kretarit të Leposaviqit fajësoi Listen Serbe (Srpsku listu)
I pyetur se nga e din se pikrisht prfaqsuesit e Lists Serbe jan organizator t sulmit, Jabllanoviq sht shprehur se pr kt flet “atmosfera e prgjithshme e linçit e krijuar n opinion prmes medieve q i kontrollon Beogradi dhe deklaratat q japin prfaqsuesit e Lists Serbe dhe t SNS-s”, prcjell Koha.net.
Nenad Rashiq nga PDS-ja tha se problem i përgjithshëm i serbëve të Kosovës është se gjatë viteve të shkuara ata prisnin që “tjerët t’ua zgjidhin problemet”, përkatësisht ‘ekspertët’ që vijnë e shkojnë. Është koha që të ndërpritet kjo praktikë.
Për mesazhet nga Qeveria e Serbisë, sidomos nga Zyra për Kosovën, sipas të cilave ‘vetëm Lista Srpska mund të pengojë formimin e Ushtrisë së Kosovës”Aleksandar Jabllanoviq tha se askush nga serbët, pos ata të asaj Liste, nuk do të bënte një gjë të tillë.
“Lista Serbe, po iu dha rasti, pas zgjedhjeve e para do të vrapojë nën sqetullën e Ramush Haradinajt. Lista Serbe është e vetmja e cila potencialisht mund të votojë për Ushtrinë e Kosovës. Të tjerët nuk kanë kësi qellimi, as vullnet ta bëjnë këtë”.
Rashiq nga SLS-ja u shpreh se serbët, pavarësisht se kush do të jetë kryeministër, do të bashkëpunojnë me të, transmeton Koha. net.
“Kushdo të jetë, mendoj se jemi ë detyruar të bashkëpunojmë, meqë serbët në jug të Ibrit kanë jetë shumë të vështirë, prandaj mbetet të shohim”, është shprehur kryetari i SLS-së.