Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partia Demokratike Turke garon për kryetar në Prizren e Mamushë

Këshilli Qendror Drejtues i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), në udhëheqjen e kryetarit Mahir Yagcilar përmes një njoftimi për medie bën të ditur se ka bërë përgatitjet për zgjedhjet lokale më 22 tetor, transmeton Koha.net.

Kjo parti do të garojë me kandidatët e vet për asamblistë komunalë në 7 degë, ndërsa në Prizren dhe në Mamushë do të garojë për pozitën e kryetarit të komunës. Në kuadër të propozimeve të dala nga degët, Kryesia Qendror ka aprovuar kandidaturat e z. Sencar Karamuço për kryetar në Prizren dhe z.Abdülhadi Krasniç në Mamushë.