Gara e brendshme elektorale në Degën e PDK-së në Prizren ka hyrë në javën e fundit. Pas kuvendeve zgjedhore të mbajtura në 47 nëndegë, gjatë fundjavës së ardhshme do të mbahet Konventa zgjedhore e degës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë, Komisioni zgjedhor i degës së PDK-së tashmë u ka bërë thirrje kandidatëve pretendentë për drejtimin e degës së Prizrenit, që t’i paraqesin kandidaturat e tyre në këtë komision. Burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se interesimin për drejtimin e kësaj dege e kanë shprehur tre eksponentë të kësaj partie në Prizren.
“Deri më tani për marrjen e drejtimit të degës së PDK-së në Prizren, interesim kanë shprehur Kujtim Gashi, Shaqir Totaj dhe Nijazi Kryeziu. Natyrisht, mund të ketë edhe emra të tjerë të mundshëm që mund ta paraqesin kandidaturën. Tashmë pritet dorëzimi i kandidaturave dhe i platformave të kandidatëve për drejtimin e degës së PDK-së në Prizren”, ka thënë burimi i gazetës brenda PDK-së.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)