Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parti të reja regjistrohen në Shqipëri për të krijuar opozitën e re

Partitë e vogla jo parlamentare po përfitojnë nga mungesa e opozitës për të krijuar opozitën e re.

Pas partisë së Gjelbër, në KQZ u regjistrua për zgjedhjet e vendore të 30 qershorit edhe Partia Kristian Demokrate me kryetar Dhimitër Myslia.

Ndërkohë KQZ i dha sot mandatin e Endrit Braimllarit, Edmond Rrushit, i cili ndodhet i dhjeti në radhë në listën e LSI.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu i dha Aurora Mares mandatin e lënë nga Përparim Spahiu në Qarkun e Dibrës.

Ndërsa në Elbasan mandatin e LSI të Edmond Haxhinastos e mori kandidati që vjen pas tij Enver Roshi.

Edhe Kush garon e kush bojkoton zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri? Arbëri Kush garon e kush bojkoton zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri?

Në Qarkun e Tiranës, Floida Kërpaçi u zëvendësua nga kandidati i listës së LSI, Ylli Shehu.

Të premten e kaluar, 4 kandidatët nga lista e LSI dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të nisur edhe procedurat për marrjen e mandatit.

Këto 4 deputetë të rinj do t’i bashkohen 2 deputetëve Myslim Murrizi i PD dhe Lefter Koka i LSI që nuk pranuan të dorëzojnë mandatin.

Por numri i deputetëve që vjen nga kjo parti në Qarkun e Tiranës pritet të rritet, pasi edhe Ralf Gjoni nuk e ka mohuar marrjen e mandatit.

Edhe LSI-së i firon një tjetër kandidat, kërkon mandatin në KQZ Arbëri LSI-së i firon një tjetër kandidat, kërkon mandatin në KQZ

Zhvillime pati dhe nga demokratët. Lefter Maliqi dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit. Mësohet se formulari i dekriminalizimit u bë sot në orën 08:00.

Nga PD Zana Prela, Ligoraq Karamelo dhe Lefter Maliqi nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandatit.