Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka shprehur qëndrimin se së shpejti Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren do të jetë në shërbim të të rinjve inovatorë. Zyrtari i lartë qeveritar ka vizituar, të mërkurën, Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren, ku është njoftuar për së afërmi me punën që është duke u bërë rreth transferimit të tij, nga një bazë ushtarake në një hapësirë për inovatorët dhe ndërmarrësit e rinj.
Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të kësaj ministrie, Shala, ka bërë të ditur se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren do të funksionalizohet pas fazës së transformimit, shkruan sot Koha Ditore.
“Kampi është duke kaluar në një periudhë transicioni nga bazë ushtarake në hapësirë për të rinjtë dhe shumë shpejt do ta kemi në funksion të plotë për ta”, ka thënë ai, thuhet në komunikatë.
Sipas tij, pas funksionalizimit kjo qendër do të jetë gati për të rinjtë në tri fusha kryesore.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Flet ministri i ri i Inovacionit, ofron përkrahje për gjeneratën e re inovatore
-
“Makerspace” fuqizon të rinjtë për inovacion e punësim
-
Platforma për ndërmarrësinë inovative në Prizren
-
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren zgjat afatin e thirrjes për shprehje interesi për sektorin e gastronomisë
-
Prizreni synon fuqizimin e të rinjve nëpërmjet “Maker Space”