Mot me diell e vranësira të pjesshme që vende-vende parashihet të sjellin riga shiu e fjolla bore, parashikohet të mbizotërojë në fundjavë në Kosovë. më 11 e 12 shkurt. Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka rrezik që të ketë edhe ngrica.
Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë celsius, ndërsa maksimalet mes 2 dhe katër gradë celsius.
“Në mëngjes për rreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet te ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në trafik”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.
Dragashi do të jetë vendim e temperaturat më të ulëta në këto dy ditë.
Artikuj të ngjashëm