Vranët e me kushte për reshje shiu karakterizohet moti që pritet të mbajë sot, e mërkurë, në Kosovë.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin mes 6 dhe 9 gradë, ndërsa maksimalet mes 16 dhe 19 gradë celsius.
Pritet që vranësirat të zgjasin deri në fundjavë.