Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për vikend

Mot me shi

Foto ilustrim

Institutit Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me shi.

Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë ndërsa maksimalet e ditës parashihet të jenë mes 5 deri 8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa të dielën mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.