Arbëri

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me ditët e fundit.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, kryesisht në orët e mesditës dhe në mbrëmje. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.