Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit në Kosovë për këtë javë

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në këto kushte, fillimi i javës do të mbetet me vlera pothuaj të ngjashme me ato të ditëve të fundit kurse nga e mërkura e tutje pritet rënie të temperaturave , sidomos të atyre maksimaleve, transmeton Koha.net.

“Nëpër ultësira do të ketë mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9-16 gradë Celsius. Në viset malore nga dita e mërkurë temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta në dy vlerat ekstremale, minimalet nga -4-0, ndërsa maksimalet nga 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe më pas nga e mërkura nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.