Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në Kosovë për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike, derisa vende-vende mund të ketë riga shiut.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.