Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të hënën e javës së ardhshme do të mbajë mot me riga shiu dhe i vranët, ku temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 2-4 gradë.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga verilindja. Instituti ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me intervale me diell.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat do të bien deri në -3 gradë celsius. Mot i ngjashëm pritet të jetë edhe gjatë së mërkurës.
“E enjte - Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. E premte - Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.