Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohet rritje e çmimeve të shumë produkteve në treg

Themeluesi organizatës së konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, ka thënë se rritja e çmimeve është bërë për shkak të mungesës së kontrollit, ose mungesës së kujdesit shoqëror.

Ai ka shtuar se pritet ende ngritje e çmimeve për shumë produkte në treg.

Kaçaniku  në emisionin SOT ka thënë se derisa konsumatorët kanë shumë nevojë për Qeveri, kjo e fundit merret me zgjedhjet lokale.

Sipas tij, ngritje çmimesh ka duke i quajtur ato ngritje të trupuara.

“Qeveria duhet të ndikojë dhe të mos arsyetohet me fjalë se çmimet i rregullon tregu. Ne me paga jemi 10 fish më poshtë se Bashkimi Evropian dhe shumicën e çmimeve i paguajmë më shumë se atje. 1/3 e popullatës është në varfëri të skajshme. Duhet të ndërpritet logjika e zhvatjes së konsumatorit. Tregu nuk është rregullator i çmimeve sepse ne nuk kemi treg. Janë disa akullore të cilat komisioni gjegjës i BE-së i ka ndaluar për shkak se janë kancerogjene”, ka thënë ai.

Edhe Ankesa për çmimet e larta, qytetarët thonë se me vështirësi po i përballojnë shpenzimet Arbëri Ankesa për çmimet e larta, qytetarët thonë se me vështirësi po i përballojnë shpenzimet

Ai ka kërkuar nga organet gjegjëse të merren parasysh kërkesat e qytetarëve.

Kaçaniku ka thënë se kanë shumë presion për të dalë në protesta.