Kryetari i OJQ-së “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, deklaroi në Interaktiv të KTV-së, se Qeveria duhet ta konstruktojë tregun, për shkak se siç tha ai, vendi ka regjistruar rritje të madhe të krizës ekonomike.
Ai deklaroi të mërkurën, se inflacioni nuk është 14 për qind, por shumë më shumë.
Kaçaniku tha se shtresa e ulët e popullatës ka falimentuar, kurse ajo e mesme është në rrezik të shkojë kësaj rruge.
“Vite më parë e kemi paralajmëruar Qeverinë se po rrezikohet qytetari i varfër, 30 përqindëshi. Se po i kërcënohet falimentimi. Kjo shtresë ka falimentuar dhe tash rrezikohet e mesmja. Ne nuk kemi treg, nuk kemi zbatueshmëri. Asnjë bord nuk është pa ndërhyrje politike, askund nuk kemi përfaqësim. Çdo gjë është e politizuar. Nëse nuk e themi atë që e mendojmë atëherë jemi dorëzuar”, tha ai.
Foli edhe për inflacionin, e që sipas tij, nuk përkon me shifrat që japin institucionet.
“Inflacioni nuk është 14 për qind pasi ne ende nuk jemi Evropë. Te kjo matematikë e Evropës ende nuk jemi, janë disa standarde të tjera. Kemi faktorin peshë, sasi, vëllim, skadim e të tjera. të gjitha këto duhet të merren parasysh. Kemi disa ngritje që nuk monitorohen. Mund të ndodhë që duhet t’ia shtojmë këtij 14-përqindëshi edhe një zero”, deklaroi Kaçaniku.
Kaçaniku theksoi se pushteti po diskuton vetëm me opozitën, por nuk po i drejtohet konsumatorit.
Edhe
Paralajmërohet rritje e çmimeve të shumë produkteve në treg
“Zgjidhja është: Zbatueshmëria e ligjeve, qeveria t’i kthehet konsumatorit dhe të mos koketojë me opozitën. Buxheti i tejmbushur, dikush thotë është rritja ekonomike. Nëse është rritje, e kemi një sasi që i nevojitet buxhetit por që është tejfishuar. Nga një pjesë Qeveria të heqë dorë ose të bëjë ekonomi të vlefshme duke motivuar qytetarin të bëhet prodhues. Ta përkrahë zëvendësimin e produkteve nga ato të importit”, shtoi ai.
Kaçaniku deklaroi se shpresa e qytetarit “është bërë gati e po martohet”, duke ironizuar me deklarimin e kryeministrit Kurti, që ditë më parë tha se qytetarët po shpenzojnë më tepër sepse kanë shpresë.
-
Ankesa për çmimet e larta, qytetarët thonë se me vështirësi po i përballojnë shpenzimet
-
“Rëndohet” shporta e konsumatorit, qytetarët kërkojnë nga Qeveria të marrë masa
-
Mehmeti: Rritja ekonomike s’duhet të jetë më e vogël se 8%, ka hapësirë të rritet borxhi publik
-
Eksperti i ekonomisë kritikon qasjen e Qeverisë për inflacionin: Ka bërë pak për qytetarët