Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohet përkeqësim i rezultateve të PISA-s

Përkeqësim të rezultateve të testit “PISA 2018”, që pritet të mbahet vitin e ardhshëm, kanë paralajmëruar njohës të çështjeve të arsimit në Kosovë.

Kjo, pasi konsiderojnë se askush nga institucionet e partitë politike nuk po e sheh arsimin si prioritet, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kritika kanë edhe për, siç thonë, mungesën e një vizioni që do të çonte drejt përmirësimit të gjendjes në këtë sektor.

Në pjesëmarrjen e parë të saj në “PISA 2015”, Kosova ishte renditur në vendet e fundit të listës botërore.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) është një studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson aftësitë e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë. Nxënësit kosovarë kishin treguar rezultate të dobëta në të tria këto lëmi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.