Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Bankës Qendrore Evropiane, Rolf Klug, bëri të ditur BQK përmes një njoftimi për media.
Guvernatori Mehmeti e informoi zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të BQE-së me zhvillimet e fundit në sistemin bankar në Kosovë, si dhe me përafrimin e kornizës ligjore të BQK-së me atë të Bashkimit Evropian dhe Parimeve të Bazelit, thekson njoftimi. Po ashtu, bëhet e ditur se ata ranë dakord për nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit mes BQK-së dhe BQE-së, në një afat sa më të shpejtë.
Nga ana tjetër, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Bankës Qendrore Evropiane, Rolf Klug, konfirmoi përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë mes ECB-së dhe BQK-së.
-
BQK e gatshme të bashkëpunojë me institucionet për “Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike”
-
Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e Bankës Botërore
-
Guvernatori i BQK-së takon zyrtarë të BB-së e FMN-së në Uashington
-
Heldt thotë se bashkëpunimi i Gjermanisë me BQK-në do të vazhdojë
-
BB-ja zotohet për mbështetje të mëtutjeshme të BQK-së