Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se nëse Qeveria nuk u përgjigjet kërkesave të protestës së djeshme për mbrojtje ndaj vajzave dhe grave, do t’i vazhdojnë protestat.
Përmes një komunikate për media ka thënë se të mërkurën pas shtatë orësh përfaqësues të Qeverisë kanë dalë për t’i dëgjuar kërkesat.
“Ne e dhamë fjalën e fundit që kjo Qeveri ka kohë deri të premten të zotohet se do të nisë punën për kërkesat tona ose ne do të thërrasim prapë protestë gjithëpopullore”, thuhet në njoftim.
Kërkesat e protestës:
1. Legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray);
2. Shkarkim të gjykatësve që kanë dhënë dënime nën minimalen e lejuar me ligj dhe që kanë zbutur dënimet nën minimumin kohëzgjatjes së dënimit për dhunimin për rastet e dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave;
3. Shkarkim të zyrtarëve policorë dhe prokurorëve për neglizhimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore ndaj grave;
Edhe
Të mërkurën protestohet për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve
4. Krijimin e mekanizmave efektivë të cilat e trajtojnë me dinjitet të mbijetuarave të dhunës seksuale;
5. Futjen e lëndës së edukatës seksuale në shkolla
Nëse Qeveria nuk na përgjigjet dhe ne nuk marrim garancion për sigurinë tonë, rezistenca jonë veç sa do të radikalizohet. Ne nuk do të lejojmë që asnjë vajzë e grua të jetojë nën dhunë e frikë.
-
Protestë të premten me moton "Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare"
-
“Qeveria po mbështet shkeljet ndaj të drejtave të grave”, protestë për Ligjin për Punë
-
“Po i vrisni gratë”, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist aksion para Policisë e Prokurorisë
-
Kërkohet siguri për gratë pas dyshimeve për dhunimin e një 13-vjeçareje