Nënkryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar protesta të punëtorëve të kësaj sindikate, pasi në vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarje të shtesave për disa kategori, nuk u përfshin punëtorët e KEK-ut.
Llumnica përmes një statusi në Facebook ka akuzuar edhe bordin dhe menaxhmentin e KEK-ut, që sipas tij, nuk po dëgjojnë fare zërin e punëtorëve.
“Edhe bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut nuk po dëgjojnë fare zërin e punëtorëve, sepse janë egoist, kanë paga të mëdha deri në 3500€, e nuk merzitën për punëtorët. Së shpejti edhe ne do vijmë në Prishtinë për ta prishur rehatinë e juaj”, ka shkuar ndër të tjera Llumnica.
Artikuj të ngjashëm
-
Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva
-
Punëtorët e KEK-ut shpalosin “surprizën”, kërkojnë pagë mesatare 1,100 euro
-
Punëtorët e KEK-ut thonë se s’do t’i ndalin protestat për rritje pagash dhe pagën e 13-të
-
Punëtorë të KEK-ut kërkojnë ngritje rrogash dhe pagë të 13-të
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash