Besimtarë të Krishterë kanë marrë pjesë në Meshën e organizuar për nder të ditës së Pashkëve në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, me mesazhin që të mbizotërojë paqja dhe dashuria ndërmjet njerëzve.
Nën masa të shtuara të sigurisë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha për nder të Ditës së Pashkëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUdhëheqësi i meshës, Don Fatmir Koliqi, tha se mesazhi që këtë vit Ipeshkvi i Kosovës ka zgjedhur, është po i njëjti me mesazhin e parë të cilin Jezusi ua sjell apostujve, ‘paqja me ju’.
Ndërsa, Dedë Abazi pjesëmarrës në meshë, është shprehur se çdo herë populli shqiptar ka ditur t’i festojë të gjitha ritet fetare.
Në përfundim të meshës, Katedralja Nënë Tereza kishte përgatitur rreth 1 mijë vezë të pashkëve, të cilat iu dhuruan fëmijëve, por edhe të pranishmëve të tjerë të kësaj meshe.
Ndërkaq, mbrëmë Imzot Dodë Gjergji, ka thënë se përfaqësues të shoqërisë dhe të pushtetit, që s’arrijnë të sigurojnë paqe për të gjithë, akuzojnë njëri-tjetrin për mungesën e saj brenda nesh.
“Nuk mungojnë edhe ata që kanë frikë nga vetë paqja. E, kjo i bën të jenë në konflikt me të kaluarën, s’mund ta pranojnë të sotmen dhe nuk duan ta arrijnë të ardhmen, për të cilën të gjithë angazhohemi”, është shprehur Dodë Gjergji.