Me gjithë diskutimet që kanë zgjatur gati dy orë, pa asnjë vendim për Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës ka përfunduar mbledhja e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione, që është mbajtur të premten.
Kjo, për shkak të paqartësive dhe implikimeve të amendamenteve të Komisionit për buxhet dhe financa, në tekstin e Projektligjit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtarët e Komisionit janë pajtuar që të ketë vetëm një qendër shtetërore për mbrojtjen e fëmijës, ashtu siç ka propozuar Komisioni i buxhetit dhe jo disa qendra të tilla, siç kishin kërkuar fillimisht ata.
Mirëpo pajtueshmëri nuk kanë arritur sa i përket përcaktimit të afateve për hartimin e aktit nënligjor për organizimin dhe fushëveprimin e kësaj qendre.
Gjithashtu dilema janë ngritur edhe sa i përket emërtimit të këtij akti, i cili në nenin 47 të tekstit të ligjit, ku flitet për aktet nënligjore nuk është përfshirë fare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.