Arbëri

Fëmijët në Kosovë nuk gëzojnë ende mbrojtje ligjore

Foto: Koha / ilustrim

Organizatat të cilat merren me të drejtat e fëmijëve në Kosovë kanë kërkuar nga deputetët e Kuvendit që sa më parë të miratojnë Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës.

Draftimi i një projektligji të tillë ka nisur tash e disa vite, mirëpo ende nuk ka përfunduar, shkruan sot Koha Ditore.

Në legjislaturën e parafundit të Kuvendit, Projektligji kishte qenë i finalizuar, mirëpo me rënien e Qeverisë ishte kthyer në pikën fillestare.

Ndërsa, Qeveria e tashme e ka miratuar Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, në qershorin e vitit të kaluar. Aktualisht ai ndodhet për shqyrtim në komisionin për të drejtat e njeriut, barazi gjinore....

Drejtoresha e Koalicionit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (KOMF), Donjeta Kelmendi, u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e vonojnë këtë projektligj, dhe sa më parë ta procedojnë për miratim në Kuvend. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)