Pas viteve të tëra pritjeje, mbi 10 mijë banorë të 12 fshatrave të zonës së mbivadës, si quhet ndryshe pjesa lindore e Komunës së Istogut, brenda një viti e gjysmë do të bëhen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi.
Ky projekt në vlerë prej 5 milionë eurosh financohet me mjetet e siguruara nga një kredi e butë pa interes nga marrëveshja e arritur për kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë për lejimin e kredive të buta për institucionet e Kosovës në kuadër të programit “soft loan”, shkruan sot Koha Ditore.
Nga kjo marrëveshje kjo komunë ka përfituar mbi 5 milionë euro për këtë projekti për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit dhe rinovimin e një rrjeti të vjetër ekzistues në një pjesë të asaj ane të Istogut.
Komuna e Istogut kishte përfunduar të gjitha obligimet ligjore në gusht të vitit 2017 për të hyrë në këtë kredi për të cilën Komuna e Istogut nuk ka obligime financiare ndaj kredisë, pasi Ministria e Financave i merr të gjitha përsipër.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Pesë milionë euro kredi për ujësjellësin e 12 fshatrave të Istogut
-
Filluan punimet për ndërtimin e ujësjellësit për 12 fshatrat e Mbivadës së Istogut
-
Vitin e ardhshëm 11 fshatra të Klinës do të bëhen me ujësjellës me projektin 1.5 milionë eurosh
-
Rregullimi i shtratit të lumit Istog i shpëton tokat pjellore nga vërshimet
-
Banorët e Uçës e Rakoshit në Istog protestojnë për mungesë të ujit, Komuna u premton tash 3 vjet