Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PAN-i thotë se i ka siguruar numrat për krijimin e Qeverisë

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi kanë zgjedhur njërën nga kafenetë e kryeqytetit për të diskutuar rreth konstituimit të institucioneve.

Prej aty, Haradinaj ka paralajmëruar se javën e ardhshme mund të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por nuk ka treguar nëse kanë arritur t’i bëjnë numrat për ta votuar fillimisht kryetarin e Kuvendit e më pastaj mandatarin e Qeverisë.

Sipas atyre që kanë deklaruar zyrtarë të tjerë të PAN-it, tashmë ka marrëveshje me deputetët individualë nga partitë e tjera shqiptare, për t’i votuar nominimet e fituesit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kreu i AAK-së Haradinaj ka thënë se shumë shpejt do të mbahet seanca, megjithëse nuk ka një datë të caktuar. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.