19 ditë janë bërë që prej vendosjes së barrikadave në veri të Mitrovicës.
Në edicionin festiv të Kohës Ditore e cila do të dalë në treg më 30 dhjetor, ndër të tjera mund të shihni edhe fotokolazh të veriut nga ajri.
Fotografitë janë të realizuara nga fotografi i Kohës, Driton Paçarada.
13 barrikada janë vendosur në veri të Mitrovicës që prej 10 dhjetorit në disa komuna në veri të vendit, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i cili është arrestuar pas dyshimit se ka marrë pjesë në sulmet ndaj zyrtarëve policorë dhe të komisioneve komunale zgjedhore.
Ai të mërkurën është lëshuar nga paraburgimi, duke u mbajtur në arrest shtëpiak.
Artikuj të ngjashëm