Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se insistimi i sotëm i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, se Asociacioni duhet implementuar është një vazhdim i presionit ndaj Kosovës.
Palokaj në “60 Minuta” të KTV-së ka thënë se pavarësisht se kush e ka nënshkruar, Kosova ka marrë obligim për të themeluar Asociacionin.
“Do ta quaja këtë si vazhdim të presionit ndaj Kosovës. E kemi ditur se do të ketë presion, pavarësisht se kush e ka marë përsipër në emër të Kosovës, këto janë obligime të Kosovës. Nuk habit fakti se bashkësia ndërkombëtare, sidomos Bashkimi Evropian insiston në zbatimin e obligimeve. Borrell po ashtu tha se ka marrëveshje tjera që nuk janë zbatuar, por e konsideron pikërisht këtë të rëndësishme. Kurti tha se 2/3 e marrëveshjeve nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë. Ishte situatë e pazakonshme kur Borrell ndërhyri për të thënë se e kupton se ka pengesa nga Kushtetuesja, por se janë obligime të Kosovës që duhet zbatuar”, ka thënë Palokaj. “Është i kuptueshëm frustrimi i Borrellit nëse shihet nga këndvështrimi i tij. Por, BE-ja në anën tjetër nuk e sqaron se si e sheh zbatimin e marrëveshjes, a duhet të zbatohet në kuadër të vendimit të Kushtetueses apo siç kërkon Beogradi. Serbia insiston të zbatohet marrëveshja duke injoruar vendimin e Kushtetueses. Duhet parë nëse e tërë bashkësia ndërkombëtare mendon kështu, sidomos shtetet e Quintit. Dyshoj se të gjitha janë në linjën e Borrellit se duhet anashkaluar vendimi i Kushtetueses. Edhe këtu kemi pasur deklarata të zyrtarëve të BE-së që kanë thënë se Kushtetuesja nuk ka thënë se nuk duhet zbatuar Asociacioni, por se ka thënë se duhet zbatuar duke i marrë parasysh vërejtjet. Këtu ekziston mospajtimi. E roli i paqartë i BE-së në këtë dhe në disa raste tjera më shumë ndihmon në krijim të konfuzionit sesa në zgjidhjen e mospajtimeve në intereptim në këtë rast”.
Sa i përket një takimi të mundshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë vit, është thënë sot se nuk pritet të ketë.
“Duket qartë se Borrell dhe ekipi i tij nuk kanë arritur të bindin palët që të krijohet atmosfera në të cilën do të kishte edhe një takim të nivelit të lartë këtë vit. E siç ka paralajmëruar Borrell më herët dhe siç tha edhe sot në konferencë, nuk do të kishte kuptim takim i ri sa për të pasur takim, nëse nuk ka gatishmëri për të arritur ndonjë përparim konkret”, ka thënë Palokaj.
-
Borrelli kritikohet për fajësimin e barabartë të palëve pas takimit në Bruksel
-
Borrell: Palët vunë parakushte për njëra-tjetrën, s’patën gatishmëri për pajtim
-
Asnjë rezultat në dialog, Borrelli fajëson Kurtin se ia refuzoi propozimin
-
Palokaj: S’ka heqje të masave, Borrelli fajësoi më shumë Kosovën
-
Palokaj: Pak gjasa që palët të merren vesh në Bruksel