Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palokaj: Kosova duhet të ketë kujdes me “Ballkanin e Hapur”

Korrespodenti i Kohës në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se është shumë e vështirë të deshifrohet qëndrimi i BE-së për Ballkanin e Hapur.

Ai ka thënë se asnjëherë në BE nuk mund të dalë dikush të kundërshtojë një nismë që ka për qellim bashkëpunimin rajonal. Por, sipas tij, ende vazhdohet në një situatë që qëndrimet e BE-së rreth Ballkanit të Hapur janë të paqarta.

Palokaj ka thënë se përpos përmbajtjes së asaj që po ndodhë në Procesin e Berlinit dhe në Ballkanin e Hapur, për Kosovën edhe forma edhe simbolika janë shumë të rëndësishme.

“Kosova në procesin e Berlinit merr pjesë si Republikë e Kosovës dhe ka flamurin e saj. Por nuk besoj që Serbia do të pranonte që të gjitha shtetet të jenë të barabarta. Ndaj Kosovës do të ketë trysni që ajo t’i bashkohet kësaj nisme”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova duhet të mësohet që të ketë qëndrimet e veta që ndonjëherë mund t’u mos u pëlqejnë miqve të saj.

Edhe Palokaj: Kosova ka përvoja se edhe kur ka pasur të drejtë, është përballur me pasoja për veprimet e bëra Arbëri 3 d. më parë Palokaj: Kosova ka përvoja se edhe kur ka pasur të drejtë, është përballur me pasoja për veprimet e bëra

Palokaj ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes me Ballkanin e Hapur dhe se duhet të konsultohet para se të marrë ndonjë hap.

Sipas tij, vizitat e liderëve të Bashkimit Evropian tregojnë një zgjim nga gjumi për ta, për shkak edhe të agresionit rus në Ukrainë.

Sipas tij, për vite ata kanë menduar që gjithçka po shkon në ritëm të duhur, por shton se asnjë problem në Ballkan nuk është zgjidhur për vite.

Ai ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, jo vetëm që nuk ka shënuar progres por ka shënuar kthim prapa.

“Në Bosnjë Hercegovinë situata është përkeqësuar dhe ka krizë politike. Serbia është larguar nga Bashkimi Evropian, ndërkohë ndonëse komisioni ka konfirmuar se janë plotësuar të gjitha kriteret Shqipëria dhe Maqedonia mbahen te bllokuara pa nisur negociatat. Duke pasur parasysh të gjitha këto rrethana BE-ja ka caktuar që çështja e zgjerimit të jetë edhe në samitin e fundit në Presidencën Franceze”, ka thënë ai.

Sipas tij, këto vizita kanë për qëllim që të përgatitet sa më mirë terreni për takimin me 23 qershor.

Edhe Kolumne 5 d. më parë Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë

Ai ka thënë se edhe Serbia e Kosova janë shumë afër për të arritur një marrëveshje për energjinë dhe deklaratë të përbashkët për të pagjeturit.

Palokaj ka thënë se vizita e kryetarit të Këshillit Evropian do të jetë në Prishtinë, Podgoricë dhe Shkup.

“Pos raporteve mes BE-së dhe vendet e rajonit, ai do të shpalosë idenë për krijimin e një bashkësie gjeopolitike evropiane. Ideja e tyre është që të krijohet një asociacion politik që do të hynin të gjitha vendet evropiane, edhe ato që janë brenda dhe jashtë bllokut. Vizita e kancelarit Scholz ka peshë të jashtëzakonshme dhe kjo ndoshta do të ndihmonte që edhe Gjermania të kalonte nga fjalët në vepra, siç është edhe çështja e liberalizmit të vizave. Janë rritur shpresat pak pas kësaj vizite”, ka thënë ai.