Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, e ka quajtur të padrejtë kërkesën e kryeministrit Albin Kurti që procesi i dialogut me Serbinë të ndahet nga ai i integrimit evropian.
Ai ka thënë të enjten në “Interaktiv” të KTV-se se kjo që ka kërkuar kryeministri Kurti është zor të bëhet, pasi siç ka shtuar Palokaj, i tërë procesi i zgjerimit së BE-së “është i bazuar në kushtëzim”.
“Kam përshtypjen sepse është ka një keqkuptim të përdorimit të gjuhës. Edhe unë jam befasuar. Nëse vërtet kryeministri dhe zëvendëskryeministri mendojnë se mund të ndahet krejtësisht procesi i integrimeve evropiane nga dialogu, atëherë pajtohem me qëndrimin e BE-së kësaj radhe pasi është e palogjikshme”, është shprehur Palokaj.
Sipas tij, Bashkimi Evropian i ka kushtëzuar vendet e Ballkanit që të kenë bashkëpunim rajonal dhe të jenë të gatshme për zgjidhjen e problemeve me dialog “drejt rrugës së integrimit”.
“Duhet të ndërrojë qasja e BE-së për të mos e kushtëzuar procesin e integrimit nga dialogu...Mendoj se dialogu s’ka qenë i mirë për Kosovën. Kosova ka hyrë si në një grackë e s’mund të dalë pa pasoja, prandaj dialogu është aty e s’duhet të ketë zgjidhje tjetër pos të vazhdojmë dialogun dhe të dëshmojmë konstruktivitet në atë dialog. Problemi qëndron te fakti se BE-ja deri tash s’ka qenë korrekte dhe objektive në vlerësimin e zbatimit të obligimeve nga dialogut. S’është kritikuar Serbia për moszbatim të obligimeve”, ka theksuar Palokaj.
- Çfarë kuptimi ka më dialogu në Bruksel?
-
Edhe pas përgjigjes së BE-së, Kurti insiston që anëtarësimi në bllok të ndahet nga dialogu
-
BE-ja i përgjigjet Kurtit: Dialogu është i lidhur me integrimin e Kosovës në bllok
-
Shihet e pamundur ndarja e procesit të dialogut nga ai i anëtarësimit në BE
-
Demantimi i kryeministrit të Kosovës nga BE-ja, rrethanë tjetër në dialog