Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palmer i thotë Daçiqit se s’duan të bëjnë presion tek palët për marrëveshjen

Zëvendës ndihmëssekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer i ka thënë kreut të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq se nuk do t’u bëjnë presion palëve në dialog me Kosovën.

Por ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë një zgjidhje kompromisi.

Në njoftimin për media të lëshuar nga Kuvendi i Serbisë theksohet se Palmer ka thënë se SHBA-ja e përkrah plotësisht emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Serbisë më shumë është marrë me përmirësimin e marrëdhëneive ndërmjet dy vendeve.

“Si kryetar i Kuvendit unë do të përpiqem që t’i forcoj lidhjet me Senatin dhe Kongresin amerikan”, ka thënë Daçiq.