Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin, sot janë pajtuar se prania e UNMIK-ut është shumë e rëndësishme për mbajtjen e stabilitetit në Kosovë, qoftë përmes zbatimit pikë për pikë Rezolutës 1244, qoftë dh përmes angazhimit që të realizohen marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të Brukselit, transmeton Koha.net.
Tanin, siç përcjell FoNet, ka theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut të Beogradit e Prishtinës dhe me Vuçiqin ka përmendur rëndësinë e zhvillimit të dialogut të brendshëm për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë shqyrtuar edhe mënyrat se si UNMIK mund të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve konkrete me qëllim të përparimit të jetës së përditshme të serbëve, shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë.
Është konstatuar se bashkëpunimi i shtetit të Serbisë me UNMIK-un, është i mirë.