Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pahor porosit Kosovën dhe Serbinë: Zgjidhni të gjitha çështjet përmes dialogut, formoni Asociacionin

Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë nga Beogradi të shtunën në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, se si mik i madh i të dyja palëve, i vjen keq që niveli i besimit ka rezultuar të jetë më i ulët se më parë dhe se dialogu nuk ka çuar te zgjidhja që të gjithë donin, raporton RTV.

Pahor ka thënë se gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të dërgojë tri mesazhe të rëndësishme.

“Në Prishtinë, së pari, do të them se çështjet e mbetura aktuale, në shtator dhe tetor, duhet të zgjidhen me dialog, dhe së dyti, dialogu duhet të jetë më ‘i gjallë’, mendoj se ka shumë mosbesim”, u shpreh ai.

Së treti, siç deklaroi Pahor, disa gjëra ishin dakorduar dhe nënshkruar nga të dyja palët, por nuk u zbatuan.

“Sa herë i kam vizituar miqtë e mi në Prishtinë, u kam thënë se duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe nëse duam që një proces të jetë i besueshëm”, shtoi Pahor.

Edhe Pahor për Asociacionin: Derisa nuk ka propozime nga palët, duhet të zbatohet marrëveshja e arritur Arbëri Pahor për Asociacionin: Derisa nuk ka propozime nga palët, duhet të zbatohet marrëveshja e arritur

Ai theksoi se mendon se projekti Ballkani i Hapur është krijuar në mënyrë që disa probleme, të cilat duken të pazgjidhshme, të zgjidhen nëse i bashkohen Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Pahor qëndroi në vizitë për disa ditë në kryeqytetin serb.