Ministri i Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli, ka uruar udhëheqësit e institucioneve dhe popullin e Estonisë përderisa ata po shënojnë 100 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së tyre.
“Në emër të Presidentit, Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës dëshirojë t’i përcjellë urimet më të sinqerta për udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Estonisë përderisa ata festojnë 100 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë. Në këtë festë të veçantë për shtetin dhe popullin Tuaj ne kujtojmë edhe mbështetjen e vazhdueshme që vendi Juaj i ka dhënë dhe po vazhdon t’i ofrojë Republikës së Kosovës”, ka thenë Pacolli.
Pacolli ka kujtuar në këtë urim se Estonia ka qenë në valën e parë të vendeve të BE-së që e ka njohur Kosovën.
“Brenda dekadës së parë të marrëdhënieve tona ndër-shtetërore ne kemi arritur që të avancojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin dhe partneritetin në shumë fusha. Estonia është një shtet partner dhe mik i Kosovës. Dëshiroj të shfrytëzojë këtë rast për t’ju uruar edhe për udhëheqjen Tuaj të suksesshme të Presidencës së BE-së gjatë pjesës së dytë të vitit që sh koi”, ka thënë kreu i diplomacisë kosovare në urimin e tij.
-
Pacolli uron Izraelin për 70 vjetorin e Pavarësisë, i ri-bën thirrje për njohjen e Kosovës
-
Pacolli uron përvjetorin e 197-të të pavarësisë së Greqisë, u bënë thirrje ta njohin Kosovën
-
Pacolli uron 50-vjetorin e Pavarësisë së Mauritius-it, u bën thirrje ta njohin Kosovën
-
Estonia premton përkrahje për Kosovën në rrugën drejt BE-së
-
Ministrja Haradinaj-Stublla i uroi Letonisë Ditën e Pavarësisë