Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër urimi përfaqësuesve të Institucioneve të Republikës së Mauritius-it, duke i shprehur urimet më të sinqerta, me rastin e shënimit të pesëdhjetë vjetorit të Pavarësisë dhe 26 vjetorit të Republikës.
Nëpërmjet kësaj letre, Pacolli i ka bërë edhe njëherë thirrje udhëheqësve të këtij shteti, që ta ri-shqyrtojnë njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.
“Përderisa Ju shënoni vitin jubilar të 50 vjetorit të Pavarësisë dhe 26 vjetorin e Republikës, shfrytëzoj këtë rast për t’ju dërguar në emër të Institucioneve të Republikës së Kosovës urimet tona më të sinqerta për më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie për vendin dhe popullin Tuaj. Le të shërbejë viti jubilar i 50 vjetorit të Pavarësisë Tuaj dhe i dhjetë vjetorit të Pavarësisë tonë si një pikënisje për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve, e cila do të fillonte me njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran”, ka uruar Pacolli.
-
Pacolli kërkon nga Uruguai njohjen e pavarësisë së Kosovës
-
Pacolli uron Ruandën për 56 vjetorin e ditës kombëtare, e thërret ta njohë Kosovën
-
Pacolli uron Madagaskarin në 58 vjetorin e Pavarësisë, e falënderon për njohjen
-
Pacolli, në 207 vjetorin e Pavarësisë së Paraguait, i bën thirrje për ri-shqyrtimin e njohjes
-
Pacolli uron Izraelin për 70 vjetorin e Pavarësisë, i ri-bën thirrje për njohjen e Kosovës