Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar përfaqësuesit e institucioneve dhe popullin e Paraguait, përderisa ata shënojnë 207 vjetorin e Pavarësisë.
“Në emër të Presidentit, Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës dëshirojë t’i përcjellë urimet më të sinqerta për udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Paraguait, përderisa ata shënojnë 207 vjetorin e Pavarësisë, duke i dëshiruar paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe mirëqenie të vazhdueshme për popullin”, ka thënë Pacolli.
“Në të njëjtën kohë, shfrytëzoj këtë rast, që t’i uroj për zgjedhjet e suksesshme të zhvilluara në muajin e kaluar. Ne, presim dhe i bëjmë thirrje përfaqësuesve të Institucioneve të Paraguait, që të reflektojnë edhe njëherë, pikërisht në përvjetorin e Pavarësisë së tyre dhe të ri-shqyrtojnë njohjen e shtetit tonë, që tani ka mbushur dhjetë vite si shtet i ri, i pavarur, sovran dhe i mirëintegruar në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve paqedashëse dhe demokratike. Përfaqësimi ynë diplomatik tanimë është i shtrirë në disa shtete të Amerikës Latine dhe ne jemi të përkushtuar që këtë ta bëjmë edhe me Paraguain si hap i ardhshëm drejt afrimit dhe thellimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve tanë ”, ka shkruar Pacolli.
-
Pacolli kërkon nga Uruguai njohjen e pavarësisë së Kosovës
-
Pacolli uron Madagaskarin në 58 vjetorin e Pavarësisë, e falënderon për njohjen
-
Pacolli uron Izraelin për 70 vjetorin e Pavarësisë, i ri-bën thirrje për njohjen e Kosovës
-
Pacolli uron përvjetorin e 197-të të pavarësisë së Greqisë, u bënë thirrje ta njohin Kosovën
-
Pacolli uron 50-vjetorin e Pavarësisë së Mauritius-it, u bën thirrje ta njohin Kosovën