Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Ujmani i takon Kosovës, është çështje e panegociueshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka theksuar se Ujmani është pronë që i takon Kosovës, është pasuri e Kosovës, që nuk do të negociohet.

“Ujmani është pronë që i takon Kosovës, është pasuri e Kosovës, ashtu siç nuk do të ketë tërheqje nga asnjë metër e territorit të Kosovës, ashtu do të ndodhë edhe me Ujmanin, është çështje e panegociueshme”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Liqeni i Ujmanit (Gazivodës) gjendet në territorin e Republikës se Kosovës dhe është ndërtuar me fonde të Buxhetit të Kosovës.

Liqeni i Ujmanit vlerësohet një ndër pasuritë e Kosovës, i cili shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar më shumicë serbe.