Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur emërimin e Richard Grenell si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi nga presidenti Trump.
Pacolli tha se kjo tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për procesin dhe interesin personal të presidentit Trump për të arritur njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
“Në javët e fundit kam përsëritur gjithmonë se dialogu duhet të përmbyllet nga qeveria e re. Është detyra kryesore dhe interesi ynë strategjik për t’u lidhur me partnerët tanë, për të punuar me miqtë tanë. Presidenti Trump dëshiron që Serbia ta njohë më në fund Kosovën dhe ne do ta mbështesin këtë qëllim sepse është interes i Kosovës gjithashtu”, tha Pacolli/KsP.
-
Trumpi i ndan medalje Grenellit për marrëveshjen Kosovë-Serbi
-
Grenelli thotë se Kosova dhe Serbia do të jenë prioritet i administratës Trump
-
Pacolli thotë se Grenelli po jep mesazhe që ky i ka dhënë prej vitit 2004
-
Grenell në Beograd me mesazhin: Qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës duan paqe
-
Grenell në Prishtinë, i takon të gjithë, kërkon rinisjen e dialogut me Serbinë