Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, njësoj si kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës idetë për ndarje ose shkëmbim të territoreve me Serbinë.
Pacolli, i cili po merr pjesë në takimin në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë.
“Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë s’ka alternativë. Njohja reciproke dhe rruga integruese drejt BE-së është synimi ynë. Ndarja ose shkëmbimi i territoreve janë propagandë e kundërshtarëve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Pacolli: Një ndarje e Kosovës do të ishte shkelje e sovranitetit
-
Pacolli: Me Serbinë vetëm normalizim dhe njohje reciproke – kurrë bisedime për ndarje
-
Veseli: Asnjë centimetër tokë e Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë
-
Pacolli: Ndarja e Kosovës ekziston në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit
-
Pacolli: E vazhdojmë dialogun kur “diplomacia e ndyrë serbe” të ndalojë së minuari shtetësinë e Kosovës