Zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ka thënë se ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit, duke shtuar se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Ai në një postim në Twitter ka thënë se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Pacollit, një gjë të tillë ata do ta njohin herët apo vonë.
“Precedenti i vetëm i krijuar nga Rusia ndonjëherë është agresioni në ish regjionin e vendeve sovjetike. Ndarja e Kosovës ekziston në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Do ta njihni këtë herët a vonë”, ka shkruar ai.