Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, prapë thekson se Kosova s’do të ndahet. Paprekshmërinë, sovranitetin e integritetin, thotë se do ta mbrojnë me çdo çmim.
"Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”,, është postimi i shkurtë i kryeministrit që e bëri në Facebook
Kohëve të fundit përflitet se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende s’ka hequr dorë nga ideja e tij për shkëmbime territoresh.
Ndërsa sot, Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media tha se ka përgatitje e plane të fshehta për Republikën e Kosovën, dhe se Thaçi ka plan ndarjen e Kosovës përmes pazareve me Vuçiqin.
Selimi: Thaçi e Vuçiqi kanë plane të fshehta për ndarjen e Kosovës
Ndërkaq, kujtojmë po ashtu se kryeminsitri maqedonas, Zoran Zaev dëgjohet në një telefonatë duke thënë se me planet e Thaçit e Vuçiqit për shkëmbim territoresh, Kosova do t'ia japë Serbisë 10 komuna.
"Jemi kundër, kjo është një bombë e kurdisur", thotë Zaevi.
Telefonata e Zaevit: “Kosova do t'ia japë Serbisë 10 komuna”
-
Haradinaj nuk beson në një luftë të re në Ballkan
-
Haradinaj: Deklarata e Departamentit të Shtetit se s’ka plan për shkëmbim territoresh, siguri për Kosovën
-
Vuçiq: Askush nuk po na ofron ndarjen e Kosovës
-
Haradinaj: Do t’i lë në lloç edhe me frymën e fundit Thaçin e Veselin nëse duan ta ndajnë Kosovën
-
Opozita thotë se vetëm zgjedhjet pengojnë Thaçin dhe idenë e tij për ndarje të Kosovës