Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Raporti i Progresit, më i miri në 14 vjetët e fundit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2022, është më i miri që Kosova ka pasur në 14 vjetët e fundit.

Ajo ka thënë se janë 10-15 fusha në të cilat është evidentuar progres në Kosovë.

“Evidenton 10-15 fusha që ka progres, nuk evidenton regres”, ka thënë Pacolli në emisionin “Tempus” në Kohavision, ndërsa theksoi se ka rekomandime për përmirësime

Sipas saj, Kosova në këtë Raport paraqitet shumë më mirë se vendet tjera sidomos në aspektin e demokracisë, ndërsa theksoi se në raport nuk përmenden ndërhyrjet politike për shembull në transmetuesin publik.

Pacolli ka theksuar se raporti përmend mungesën e kuorumit në Kuvend, por se jo për bllokim të punës së tij.

“Nuk ka fjali që thotë se është bllokuar Kuvendi dhe për shkak të kuorumit nuk ka arritur të kalojë agjenda legjislative. Ne për herë të parë, prej vitit 2008 deri në vitin e fundit, vetëm në vitin 2008 dhe 2013 kemi arritur t’i kalojmë në të dyja vjetët nga 50 ligje, vitet tjera kanë qenë nën 50. Këtë vit, unë ua dhashë një statistikë, e cila nuk është përmend as në raport, mirëpo e kemi statistikë në Kuvendin e Kosovë, ku këtë vit Kuvendi ka kaluar 123 ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare. Pra, nëse e shohim vetëm sesionin pranveror, ne kemi kaluar 87 ligje”, ka thënë Pacolli.

Artikuj të ngjashëm