Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot me presidenten e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca.
Sipas njoftimit nga MPJ, Pacolli e ka falënderuar presidenten e Maltës për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës nëpër të gjitha proceset e rëndësishme.
Pacolli ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë, duke përmendur në veçanti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESCO dhe organizata të tjera dhe mbështetjen për forcimin e legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës përmes njohjeve të reja.
Pacolli dhe liderja e Maltës kanë diskutuar edhe për nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi mes dy vendeve në fushat me interes për të dy vende, ku përfshihet arsimi dhe fusha të tjera.
-
Osmani pritet nga krerët më të lartë shtetërorë të Maltës
-
Malta mbështet Kosovën në rrugën e integrimit evropian
-
Malta dhe Kosova, me marrëveshje për Eliminimin e Taksave të Dyfishta
-
Pacolli thotë se ka marrë mbështetjen e Maltës për Kosovën në Interpol
-
Pacolli pritet nga homologu i Maltës Abela, pajtohen për Forum Ekonomik në mes dy vendeve