Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malta mbështet Kosovën në rrugën e integrimit evropian

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Malta është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe e mirëpres thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, tha presidenti Thaçi.

Edhe ministri i Jashtëm i Maltës theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB janë aspirata të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.