Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malta e Kosova të përkushtuara të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha nivelet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar me ministrin e jashtëm të Maltës, Karmelo Abelan, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Veseli dhe shefi i diplomacisë së Maltës biseduan për raportet e mira që të dyja vendet kanë ndërtuar midis tyre, ndërsa u shtrua nevoja që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të gjitha nivelet.

Kreu i Kuvendit e njoftoi Abelan edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, me punën në procesin e integrimit euro-atlantik, përpjekjet për njohje të reja dhe anëtarësim në një varg organizatash ndërkombëtare.

Kryediplomati i Maltës, Karmelo Abela, nga ana e tij, vizitën e tij në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis kultivojnë midis tyre.

Abela vlerësoi lart hapat zhvillimorë që ka bërë Kosova në të gjithë fushat, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.​

Artikuj të ngjashëm