Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli pas lirimit të Gjokës: Bashkësia ndërkombëtare të kuptojë lojërat e Beogradit

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se është lajm i mirë lirimi i Marjan Gjokës nga shteti i Serbisë.

Ai ka thënë se Ministria e Jashtme është angazhuar fuqishëm përmes kanaleve diplomatike dhe Misionit Special në Beograd, për të siguruar lirimin e tij.

Serbia liron Marjan Gjokën

“Një lajm i mirë lirimi i Marjan Gjoka nga Serbia. Ministria e Jashtme është angazhuar fuqishëm që nga fillimi intensivisht përmes kanaleve diplomatike dhe Misionit Special në Beograd për të siguruar lirimin e tij. Përsëri Serbia nuk heziton të tregojë se ka një agjendë politike pas arrestimeve të qytetarëve të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të kuptojë lojërat e Beogradit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.