Ministri i jashtëm kosovar Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se zyrtarët serbë, Marko Gjuriq dhe Nebojsha Stefanoviq do të arrestohen nëse provojnë që të hyjnë sot në territorin e Kosovës.
“Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre. Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Zyrtarët serbë kanë paralajmëruar për sot pjesëmarrjen e tyre në një panel me temën ‘Gjendja e serbëve në Kosovë’ që do të mbahet në veri të Mitrovicës, pavarësisht se institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë leje për qëndrimin e tyre në Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me qëllim zbatimin e urdhrit të pranuar nga Ministria e Jashtme, ka dërguar njësi revelante në veri për të ndaluar hyrjen e dy zyrtarëve serbë.
-
Pacolli: Do të zbatojmë masa ndaj Serbisë pas ndalimit të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës
-
Dy zyrtarë të Serbisë nesër me leje vizitojnë Kosovën
-
Dy zyrtarëve të lartë serbë u ndalohet hyrja në Kosovë
-
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
-
Lista Serbe i reagon ministrit Sveçla, pasi ai tha se Radoiçiq do të arrestohet