Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur deklaratat e Michael Roth, Sekretar i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë i cili tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
“Mirënjohje dhe respekt për kontributin e Gjermanisë ndaj Kosovës. Deklarimi i ministrit të jashtëm gjerman Mass dhe ministrit të shtetit për Evropë Michael Roth se do të avokojnë për Kosovën në Bruksel në mënyrë që qytetarëve tanë t’u mundësohet lëvizja pa viza, janë inkurajim se Kosova është në rrugën e duhur”, ka shkruar Pacolli në Facebook, transmeton Koha.net.
LEXO EDHE: Gjermania përkrah Kosovën për liberalizimin e vizave, thotë se ka përmbushur të gjitha kushtet
Tutje, Pacolli ka thënë se qytetarët tanë e meritojnë dhe se Kosova ka plotësuar kushtet dhe me ndihmën e aleatëve ky kapitull shumë shpejt do të ketë epilog pozitiv.
-
Roth: BE-ja të mbajë premtimin, të liberalizohen vizat për Kosovën
-
Hoti nga Brukseli: Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave
-
Haradinaj i uron qytetarët që Gjermania e konfirmoi edhe një herë mbështetjen për vizat
-
Pacolli: Gjermania konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave
-
Pacolli thotë se në Munih është lobuar për vizat