Në ditën e fundit të takimeve të tij zyrtare në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, takoi në një takim dy-palësh, homologun e tij nga Armenia, Sh.T.Z.,Eduard Nalbandyan.
Pacolli, fillimisht i ka shprehur falënderimin për realizimin e këtij takimi, e më pas edhe mirënjohjen për qasjen pragmatike të këtij shteti në raport me Kosovën dhe në veçanti për mbështetjen, që ky shtet i ka dhënë vendit tonë në Frankofoni.
Në vazhdim, Pacolli ka vlerësuar pozitivisht nivelin aktual të dialogut dhe komunikimit politik në mes dy vendeve, përkundër mos-njohjes “de jure” të pavarësisë së Kosovës.
“Ne besojmë fuqishëm se njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Armenia do të forconte stabilitetin dhe paqen në rajon dhe do të promovonte perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe të gjithë rajonit”, ka thënë Pacolli.
Tutje, ai e ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij armen se “anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare do të mbetet një ndër prioritetet parësore të politikës së jashtme”, duke i kërkuar mbështetjen e shtetit të Armenisë në lidhje me këtë proces.
Në fund të takimit, Pacolli kërkoi njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës, duke argumentuar se deri më tash 185 shtete e pranojnë pasaportën e vendit tonë dhe se kjo do të lehtësonte lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët, do të promovonte shkëmbimin ekonomik, akademik dhe turistik.
-
Në Armeni Pacolli takohet me disa ministra të Jashtëm
-
Kërkohet mbështetja e Armenisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
-
Pacolli i shtron Republikës Seychelles kërkesën për njohje
-
Pacolli në Armeni, për ministerialin dhe Samitin e Frankofonisë
-
Pacolli në Paris, takon disa homologë në konferencën e Frankofonsisë