Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar mbështetje Armenisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe në Interpol.
Gjatë një takimi në Konferencën e Frankofonisë në Armeni, Pacolli u takua me homologun armen, Zohrab Mnatsakanyan, shteti i të cilit është nikoqir i kësaj Konference. Në kuadër të këtij takimi është diskutuar mbi bashkëpunimin në kuadër të organizatës së Frankofonisë dhe thellimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve.
“Me homologun tim armen, Zohrab Mnatsakanyan, biseduam për bashkëpunimin në kuadër të Organizatës së Frankofonisë dhe thellimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve tona. Ministrit Mnatsakanyan i prezantova gjendjen faktike të zhvillimit të proceseve në Republikën e Kosovës dhe i shpreha nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve ndër-shtetërore me shtetin armen. Për Kosovën hapja e një kapitulli të bashkëpunimit me Armeni është i një rëndësie të veçantë si dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Homologun tim armen e falënderova për pritjen e ngrohtë në Jerevan, duke e përgëzuar për organizimin e shkëlqyer të samitit të Frankofonisë”, ka vlerësuar Pacolli.
Në vazhdim, ministri Pacolli ka thënë se “bashkëpunimi i Kosovës me Armeninë do të jetë i shkëlqyer në të gjitha drejtimit, veçanërisht në kuadër të organizatës së Frankofonisë”.
“Procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe Interpol po ashtu ishin tema, për të cilat kërkova mbështetjen e Mnatsakanyan”, është shprehur ai.
-
Pacolli në konferencën e ministrave të Frankofonisë bën thirrje për njohje të Kosovës
-
Pacolli në konferencën e ministrave të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë
-
Pacolli: Synimi i radhës në nëntor të këtij viti është anëtarësimi në INTERPOL
-
Kërkohet ndihma nga vendet frankofone për anëtarësimin e Kosovës në Interpol
-
“EBA mbështet anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare”