Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Armeni Pacolli takohet me disa ministra të Jashtëm

Në kryeqytetin armen Jerevan, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar takime të ndara me disa homologë të tij, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ai me ta ka diskutuar rreth bashkëpunimit dhe ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me theks të veçantë në INTERPOL.

Pacolli është takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Guineas, Mamady Toure, atë të Nigerit, Kalla Ankourao, si dhe ministrit të deleguar për Frankofoni, nga Republika e Afrikës Qendrore, Chancel Sekode Ndeugbayi.